INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen emigrantët, dyndje në Portin e Durrësit

Rikthehen emigrantët, dyndje në Portin e Durrësit

Publikuar më: 13:26 29-07-2018

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm pasagjerësh dhe mjetesh, që po hyjnë në vendin tonë.

Mëngjesin e të dielës kanë mbërritur pesë tragete, me rreth 5 mijë pasagjerë, 925 makina dhe 157 kampionë.

Gjithashtu në darkë pritet një tjetër fluks, pasi do të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, me rreth 3 mijë persona dhe 600 makina.

Nga ana tjetër, kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t’iu përgjigjur fluksit të lartë të udhëtarëve, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158