INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanjë, mbërrijnë 629 emigrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe

Spanjë, mbërrijnë 629 emigrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe

Publikuar më: 09:44 17-06-2018

Pas nëntë ditësh qëndrimi në det më në fund 629 emigrantët që ishin në bordin e anijes “Aquarius” zbritën në tokë. Grupi i parë i përbërë nga 274 persona arriti në portin e Valencias me anijen “Dattilo” të rojës bregdetare italiane. Pasi zbarkuan emigrantët hyri në port edhe “Aquarius” me 106 persona, ndërsa e fundit mbërrin “Orione” e marinës italiane me 249 emigrantë në bord. Ky është destinacioni i refugjatëve që futën në konflikt Maltën dhe Italinë.

roja_bregdetare.jpg

Ulja e emigrantëve në portin e Valencias është shoqëruar me duartrokitje nga personat që shoqëronin emigrantët në bord. Në Portin e Valencias u ngritën dy tenda të mëdha nga Kryqi i Kuq, ku po kryehen kontrollet e para shëndetësore të refugjatëve. Gratë shtatzëna, fëmijët dhe ata që janë në kushte shëndetësore jo të mira do të dërgohen në spital, ndërsa gjithë emigrantët e tjerë do të shpërndahen në qendra të ndryshme pritjeje për emigrantët.

kryqi_i_kuq.jpg


Qeveria spanjolle mori vendim rreth pesë ditë më parë të pranojë anijen me mbi 600 emigrantë, të cilën më herët Italia dhe Malta nuk e lejuan të afrohet në portet e tyre. Në një deklaratë me shkrim nga Kryeministria e Spanjës thuhet se kryeministri Pedro Sanchez ka lejuar ankorimin e anijes Aquarius me mbi 600 emigrantë në portet e Spanjës, në kuadër të detyrimeve ndërkombëtare për kriza humanitare. “Parandalimi i një shkatërrimi njerëzor dhe sigurimi i një porti të sigurt këtyre personave është obligimi ynë në kuadër të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare“, thuhej në njoftim, ndërsa bëhej e ditur se anija do të afrohet në Portin e Valencias. Italia nuk kishte lejuar që anija Aquarius me emigrantë të afrohet në portet e saj, ndërsa nga Malta kishte kërkuar që të lejojë hyrjen në Portin Valetta me arsye se është “porti më i afër dhe i sigurtë”. Ndërkaq, Malta e refuzoi këtë, pas së cilës kritikat e ndërsjellta shkaktuan krizë.

pritja_e.jpgÇështja e anijes me emigrantë solli përplasjen e ashpër të ministrit të Brendshëm italian, Salvini me autoritetet malteze duke u kërkuar këtyre të fundit që të merrnin mbrapsht anijen. Anija me 629 emigrantë në bord ishte nisur nga Libia pak ditë më parë dhe do ankorohet në Valencia. Italia argumentoi se kombi i vogël i ishullit të Maltës, i cili është më afër Libisë, duhet të merrte emigrantët dhe të mos i lejonte të ecnin më tej. Por qeveria malteze refuzoi këtë gjë, duke thënë se ata nuk kanë përgjegjësi ligjore për njerëzit në bord.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040011405944824