INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët, Salvini rikonfirmon: Mbaruan kohët e bukura, tani…

Emigrantët, Salvini rikonfirmon: Mbaruan kohët e bukura, tani…

Publikuar më: 12:54 03-06-2018

“Kohët e bukura për imigrantët e paligjshëm kanë përfunduar!"

Kështu është shprehur lideri i Lega Nord, njëkohësisht ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini gjatë vizitës së tij në Vicenza.

“Ata duhet të largohen, në heshtje, por duhet të shkojnë”, theksoi Salvini.

“Tani s’ka vend për të duartrokitur flamurin e Evropës. Këtë do ta bëj kur Italia të kthehet te roli i protagonistes.” tha lideri populist.

Salvini, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i përbashkët në qeverinë e koalicionit populist, u betua të premten se rreth 500 mijë emigrantë do të detyrohen të lënë Italinë në muajt në vijim, teksa qeveria populiste do të ndjekë politikën e saj anti-emigracion.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613