INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga era e keqe që vinte nga apartamenti, banorët e pallatit zbulojnë trupin e dekompozuar të një gruaje 70-vjeçare

Nga era e keqe që vinte nga apartamenti, banorët e pallatit zbulojnë trupin e dekompozuar të një gruaje 70-vjeçare

Publikuar më: 12:47 03-06-2018

Banorët e një pallati në Elbasan kanë lajmëruar policinë pasi nga një apartament i pallatit ku jetonin vinte ere e keqe.

Pas ndërhyrjes në banesën në katin e pestë është gjetur trupi i një gruaje në fazën e dekompozimit të plotë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe sa kohë ka që ka ndërruar jetë.

Mësohet se trupi që është dërguar për autopsi i përket një gruaje të paralizuar rreth 70 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499