INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media greke kundër Ramës: Po dëmton bukurinë e fundit të Shqipërisë

Media greke kundër Ramës: Po dëmton bukurinë e fundit të Shqipërisë

Publikuar më: 13:42 03-06-2018

Media greke "Star Tv" i ka kushtuar një artikull kryeministrit të vendit tonë Edi Rama.

Sipas tyre Rama po synon të dëmtoj dhe bukurinë e fundit nga ky vend.

"Star Tv" deklaron se kryeministri ka planifikuar të ndërtojë një resort të tijin turistik në zonën e Gjipesë në Himarë.

"Pak nga bukuria e këtij vendi, duket se dëshiron ta rrëmbejë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili është duke u përgatitur për të ndërtuar resortin e tij në zonën e Gjipes në Himarë.

Ka 6 lloje të vilash, një restorant bar, një skelë druri për anije, pishinë, të trajtimit të ujërave të zeza dhe parkim nëntokë si dhe në natyrë.

Sipas ankesave të autoriteteve lokale, Rama duket se po shpërndan tokën tek njerëzit e tij" raporton "Star Tv".

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941