INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I riu shqiptar vrau babin pedofil, pritet me duartrokitje në gjykatë [DETAJE]

I riu shqiptar vrau babin pedofil, pritet me duartrokitje në gjykatë [DETAJE]

Publikuar më: 14:01 03-06-2018

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë disa ditë më parë ku një 26-vjeçar shqiptarë vrau babin e tij.

Në 2 qershor i riu doli para gjykatës ku në hyrje të saj është pritur me duartrokitje.

Qytetarët e mbledhur kanë lëshuar dhe thirrje si 'Bravo!' 'Jemi me ty!'

Kjo mbështetje e qytetarëve ka ardhur pasi kanë dëgjuar historinë e djalit.

Në dëshminë e tij 26-vjeçari ka pranuar se e ka vrarë babin e tij pasi ai kishte abuzuar seksualisht me të dhe me motrat e tij.

Por jo vetëm kaq por ai deklaron se 70-vjeçari ka vijuar me abuzimet dhe ndaj dy fëmijëve të vegjël nga martesa e tretë , vajza 10-vjeç dhe djali 7-vjeç.

"Babai im abuzonte seksualisht me mua dhe motrat e mija. E vrava kur mora vesh që të njëjtën gjë ja bëri dhe motrës 10-vjeçe dhe vëllait 7-vjeç.

Kur gruaja e tret e babit ndërroi jetë shkova për vizit, kur po qëndroja me fëmijët, djali mu ankua se kishte dhimbje në organet gjinitale. 

Aty kuptova që po bënte të njëjtën gjë me ta siç bëri me mua dhe motrat e mija," shprehet i riu identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158