INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, Trump merr masa më të rrepta për emigrantët...

Kujdes, Trump merr masa më të rrepta për emigrantët...

Publikuar më: 09:16 25-06-2018

“Emigrantët e paligjshmëm duhet të kthehen sapo të identifikohen dhe të mos lejohet, që të hapen çështjet në gjykatë. Por dhe sikur të ndodhë vedimet s'do të merren parasysh dhe sërisht ata do të kthehen në vendet nga kanë ardhur,” kjo është masa e fundit që Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkruar në Twitter.

Ky lajm vjen disa ditë, pasi Trump ndryshoi një politikë për të ndarë fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre pas një reagimi të ashpër brenda dhe jashtë vendit. Më shumë se 2.300 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor. Që nga maji, të gjithë migrantët që kalojnë kufirin e SHBA në mënyrë të paligjshme përballen me ndjekjen penale nën politikën e “tolerancës zero”. Presidenti nuk bëri dallimin midis emigrantëve ekonomikë dhe atyre që kërkonin azil.

Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033