INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohen 10 ton miell në Kapshticë, ishte pa datë prodhimi dhe skadence

Bllokohen 10 ton miell në Kapshticë, ishte pa datë prodhimi dhe skadence

Publikuar më: 13:40 29-07-2018

Rreth 10 ton miell gruri është sekuestruar në doganën e Kapshticës nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit .

Shkak për bllokimin e ngarkesës që vinte nga Greqia, sipas AKU, janë bërë dokumentet shoqëruese të cilat nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundraetiketë të produktit.

“Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte parregullësi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 10 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498