INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët me njohuritë më të cekta në Europë...

Shqiptarët me njohuritë më të cekta në Europë...

Publikuar më: 09:24 04-06-2019

As 1% e shqiptarëve nuk zhvillojnë njohuritë e mëtejshme pas arsimit të lartë. Pra nuk thellojnë më dijet.
INSTAT raporton se vetëm rreth 0.9% e shqiptarëve të moshës 25-64 vjeç mësojnë përgjatë gjithë jetës së tyre. Kjo është norma më e ulët në të gjithë Bashkimin Europian dhe në vendet e rajonit, ku Shqipëria ka një diferencë të dukshme.
Megjithatë, shqiptarët nuk janë të vetmit, pasi janë në të njëtat nivele me rumunët.
Më të paditurit e Europës pas Shqipërisë dhe Rumanisë janë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me përkatësisht 2.4% dhe 2.5% të popullsisë që vijojnë të marrin njohuri përgjatë gjithë jetës. Lindorët mbesin më të paditurit në Europë. Pasi përqindja e individëve që vazhdojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre edhe pas përfundimit të cikleve shkollore është shumë më e ulët se mesatarja e BE-së.
Sipas statistikave të Eurostat në vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht 11.1% e popullsisë e moshës 25-64 vjeç janë të angazhuar në të mësuarit gjatë jetës.
Përqindjet më të larta janë shënuar në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Zvicra mban rekordin me 31.6% të popullsisë nga 25-64 vjeç, që mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Suedia me 29.2%. Finlandezët janë të tretët më të angazhuar, me rreth 28.5%. Ata ndjekin doktoratura apo kurse e trajnime gjatë gjithë jetës.
Më tej renditet Danimarka me 23.5%, Estonia me 19.7%, Holanda me 19.1%, Franca me 18.6% dhe Austria me 15.1%.

Article Logic
Execution time: 0.0033671855926514