INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh gjatë këtij viti në arsimin shqiptar, bie frikshëm numri i nxënësve

Ç’po ndodh gjatë këtij viti në arsimin shqiptar, bie frikshëm numri i nxënësve

Publikuar më: 12:56 13-05-2019

Rritja e emigracionit dhe rënia e numrit të lindjeve vijon të shkaktojë vit pas viti rënie të numrit të nxënësve dhe studentëve që ndjekin sistemin arsimor në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin shkollor 2018-2019, në të gjithë nivelet e arsimit zyrtar, u regjistruan 641.161 nxënës me një ulje prej 1,8 %, krahasuar me të regjistruarit e vitit 2017, thënë ndryshe 11, 500 persona më pak .

Rënia më e madhe e numrit të nxënësve u vu re në arsimin 9-vjecar, ku rezultojnë të regjistruar 13,141 nxënës më pak se gjatë vitit shkollor 2017 me një rënie 4.1%.

Numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte ishte 2.6 për qind më i ulët se në vitin 2017.

Rënie u evidentua edhe në arsimin e mesëm. Në 2018 rezultojnë gjithsej të regjistruar 116,646 nxënës me një rënie 2.8 për qind në raport me vitin e mëparshëm.

Në fillim të vitit shkollor 2018-2019 pjesëmarrja në të gjithë nivelet e arsimit, në krahasim me popullsinë e moshës shkollore ishte 84,4 %.

Vetëm në dy vitet e fundit, shkollën e ndoqën 46 mijë fëmijë më pak.

Por kjo rënie është shoqëruar edhe me reduktim të trupës arsimore. Afërisht, 150 shkolla u mbyllën gjatë këtij, për shkak se në disa qarqe të vendit numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme .

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375