INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me bankat në Shqipëri?! Ja sa degë dhe agjenci u mbyllën vetëm në 1 vit

Çfarë po ndodh me bankat në Shqipëri?! Ja sa degë dhe agjenci u mbyllën vetëm në 1 vit

Publikuar më: 12:47 13-05-2019

Në Shqipëri po ulet numri i bankave tregtare. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të marsit numri i degëve dhe agjencive zbriti në 425, nga 479 që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Procesi i konsolidimit ka sjellë mbylljen e 54 njësive të shërbimeve bankare brenda një viti.

Shkrirja e disa bankave në vend ka bërë që numri i bankave të zbresë në 14, nga 16 që ishte vitin e kaluar.

Këtë vit konsolidimi do të vazhdojë më tej dhe numri i bankave pritet të ulet së shpejti në 12.

Zvogëlimi i rrjetit të bankave ishte një proces i pritshëm, për shkak të shitblerjeve, efekteve të krizës në strategjitë e bankave, por edhe rolit në rritje të digjitalizimit të shërbimeve bankare.

Sipas të dhënave Shqipëria ngelet një nga vendet me numrin më të ulët të degëve bankare në raport me popullsinë dhe rajonin. Aktualisht, numri i degëve ka zbritur në rreth 15 për 100 mijë banorë, ndërsa në Kosovë ky raport fillon me 20 për 100 mijë banorë dhe në mbi 40 për 100 mijë banorë në Mal të Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768