INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ndryshimet në Kodin Penal, avokatët: Dënim i dhunës jo vetëm për mjekët [VIDEO]

KafeIN/Ndryshimet në Kodin Penal, avokatët: Dënim i dhunës jo vetëm për mjekët [VIDEO]

Publikuar më: 12:24 13-05-2019

Propozimet për ndryshimet në Kodin Penal me qëllim ashpërsimin e masave ndëshkimore për dhunën ndaj mjekëve nuk janë pritur mirë nga një kategori profesionesh, sic janë avokatët.
Avokati Stefan Topalli i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, zoti Topalli tha se në Kodin Penal ekzistojnë nene që parashikojnë masa ndëshkimore për dhunën ndaj mjekëve, në një kohë që profesione të tilla si avokatë apo gazetarë janë të pambrojtura.
“Jeta e cdo individi është shumë e rëndësishme. Nenet janë aty, është neni 237 i Kodit Penal që tregon masat ndëshkimore në rastet e goditjes për shkak të detyrës.
S’e kuptoj arsyen pse duhen shtuar nene të reja dhe të mos zbatuar ato nene ekzistuese”, tha avokat Stefan Topalli.
Sipas avokat Topallit, Kodi Penal ka problematikat e saj të cilat duhet të përmirësohen.
“Gjykimi i shkurtuar, në ndryshimet e reja të kodit Penal, është një e drejtë që duhet kërkuar në gjykatën e hetimit paraprak dhe duhet shfrytëzuar nga qytetarët që janë në hetim për një x cështje penale, por pak prej përfaqësuesve të tyre ligjorë janë të adoptuar me ndryshimet e reja penale”, tha avokat Stefan Topalli.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783