INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka para për arsimin, Shqipëria vijon të jetë e fundit në rajon e Europë

S’ka para për arsimin, Shqipëria vijon të jetë e fundit në rajon e Europë

Publikuar më: 10:49 07-03-2019

Çdo 7 Mars vëmendja kthehet nga mësuesit dhe nga arsimi. E këtu rëndësi kanë edhe shifrat e parave që jepen për financimin e arsimit, që të dhënat tregojnë se nga viti në vit janë më të ulëta.  Sipas një analize të fundit të United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) Shqipëria vijon të ketë financim të ulët për arsimin në raport me PBB krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Europës. 

Në vitin 1990 Shqipëria financonte më shumë se 4-5 për qind të PBB së saj për sektorin e arsimit. Por përgjatë viteve të tranzicionit sektori është financuar më pak se 3 % të PBB-së, nivel gati 40 për qind më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara dhe 20 për qind me pak se financimet që japin vendet e rajonit, që këtë tregues e kanë është në intervalin 4-4.5% të PBB-së.
Më 2017, sektori i arsimit u financua në 3.1% të PBB. Një pjesë e këtij buxheti mbulohet nga pagesat e familjarëve nëpërmjet tarifave direkte. Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të familjeve të vendeve të rajonit dhe Eurostat, tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.
Ndëkrohë, sipas planifikimit afatmesëm të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin nga 3.1 – 3.3% e PBB-së më 2018-2019 do të zbresin në 3 % në 2020 dhe 2021.
Një tregues tjetër në rënie gati të vazhdueshme është numri i nxënësve për shkak të emigracionit.  Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT numri i nxënësve që ndjekin arsimin e 9-vjecar dhe mesëm ra në 43 mijë e 700 nxënës në vitin 2018 nga 68 mijë e 600 nxënës që ishin në vitin 1990.

Article Logic
Execution time: 0.0056490898132324