INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Lefter Maliqi:  Basha nga kamarier miliarder, Rama fiton gjithmonë me këtë opozitë [VIDEO]

KafeIN/Lefter Maliqi: Basha nga kamarier miliarder, Rama fiton gjithmonë me këtë opozitë [VIDEO]

Publikuar më: 10:43 07-03-2019

Deputeti më i ri i kuvendit, i dalë nga listat e PD, me djegien e mandateve të kësaj force politike, Lefter Maliqi, ka sqaruar gjatë emisionit "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri, arsyet pse pranoi të futet në kuvend, ndryshe nga vendimi i partisë së tij.
Maliqi ka qenë i ashpër ndaj liderit të PD Lulzim Basha, duke e quajtur madje gënjeshtar dhe si  figurë politike të paaftë për postin që mban.
"Ai gënjen, nuk është lider, në PD ka pasur figura më të mira që kjo parti i la jashtë parlamentit. Basha nuk është i aftë të marrë asnjë votë në popull dhe sikur sistemi të ndryshojë e të bëhet mazhoritar", u shpreh Maliqi.
Përveç kësaj, deputeti Maliqi, tha se sa i takon kauzës që e çoi opozitën jashtë parlamentit, vjedhja e votave, ajo është jo e logjikshme, pasi sipas tij, në blerjen e votave janë përfshirë gjatë gjithë kësaj kohe të tre forcat politike, e jo vetëm PS.
Ai theksoi se PD ka nevojë të reformohet dhe të mos drejtohet më nga Basha.

Nëse kjo nuk ndodh sipas tij, PD do të mbetet në opozitë dhe PS në pushtet.

"PD ka pasur figura që kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në parti e që sot të dalin në zgjedhje fitojnë vota shumë herë më tepër se Basha.

S'mund të përjashtosh Myslym Murrizin, që fitoi në Lushnje vota më shumë se Fieri ndërkohë lë jashtë parlamentit, Jozefina Topallin, Ritvan Boden, Astrit Patozin", deklaroi Lefter Maliqi.

 I pyetur në lidhje me raportin e tij me kryeministrin Rama, ai tha se ka rezerva sa i takon qeverisjes socialiste, por shprehu vlerësim maksimal për punën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që sipas tij në raport me parardhësin e tij, Lulzim Basha është si nata me ditën.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428