INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Librat falas, që nuk u falën kurrë! Ministria e Arsimit njofton se ato duhet të dorëzohen

Librat falas, që nuk u falën kurrë! Ministria e Arsimit njofton se ato duhet të dorëzohen

Publikuar më: 12:40 27-05-2019

Në këtë vit shkollor librat e nxënësve nga klasa e parë deri në të katërt nuk u blenë nga nxënësit. Ato fillimisht u tha se do të faleshin dhe më pas u qartësua se ato u shpërndanë pa para, por në fund të vitit do të dorëzoheshin. Pra nuk u falën, por u dhënë vetëm të përdoreshin. Mësohet se Ministria e Arsimit ka urdhëruar institucionet arsimore që të nisin me procedurat për vlerësimin dhe administrimin e teksteve shkollore të cilat u dhanë në shtator të vitit 2018. Ato do të kontrollohen në lidhje me mënyrën se si janë mbajtur dhe nëse janë dëmtuar do të paguhen nga prindërit. Nëse libri është dëmtuar, familjet e nxënësve do të paguajnë vlerën e tij sipas çmimit të tregut.

Ndaj komisioni i administrimit të teksteve shkollore do të nisi vlerësimin e gjendjes fizike të tyre për të indentifikuar dhe nevojat për tekstet të reja. Ministria e Arsimit, në nisje të vitit shkollor 2018-2019, shpërndau tekste për 190 mijë nxënës të arsimit fillor.
Fatura financiare e qeverise për të mbuluar me tekste të ashtuquajtura “falas” për arsimin fillor kapi vlerën prej 270 milion lekësh.

Article Logic
Execution time: 0.0029311180114746