INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët kanë më shumë shtëpi se mesatarja europiane

Shqiptarët kanë më shumë shtëpi se mesatarja europiane

Publikuar më: 11:43 29-11-2017

Një analizë e Il Sole 24 raporton se shqiptarët edhe pse më të varfërit në Europë janë më të pasurit në lidhje me pronën, që disponojnë. E këtu është fjala për shtëpitë, pasi 90% e banesave në Shqipëri janë të banuara nga pronarët ligjorë të tyre dhe vetëm 5.6% kanë deklaruar se janë qiramarrës. Ndërsa mesatarja europiane për personat që e posedojnë shtëpinë ku jetojnë është 69.4%.  Sipas analizës së Il Sole në vendet më të pasura të Europës përqindja e njerëzve që jetojnë në shtëpitë e tyre është më e vogël se sa e atyre, që jetojnë në shtete me ekonomi të dobëta apo në zhvillim.

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385