INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria si Evropa, drejt shifrave rekord për divorcet

Shqipëria si Evropa, drejt shifrave rekord për divorcet

Publikuar më: 10:37 15-01-2018

Divorci ka filluar të jetë një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë tonë.

Në 25 vjet, divorcet janë shtuar ndjeshëm raporton Monitor. 

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitet 1990 kishte 9 divorce për 100 martesa, ndërsa në vitin 2016, ishin 24.7 divorce për 100 martesa, nivel rekord.

Paradoksalisht numri i më i ulët i divorceve në 26 vitet e tranzicionit ka qenë në 1997-n, ku u regjistruan vetëm 5.9 divorce për 100 martesa.

Siç duket, për shkak të krizës së madhe që krijoi falimenti i firmave piramidale, familjet shqiptare ruajtën kompaktin për t’i bërë ballë situatës që gati degradoi në konflikt civil.

Prevalenca e divorceve shihet të ketë shënuar rritje të shpejtë pas viteve 2000, por ritmet e ndarjes së çifteve u përshpejtuan fort në periudhën 2014-2016, ku divorcet arritën përkatësisht 17.8, 21 dhe 24.7 për 100 martesa.

Por, gjithsesi, Shqipëria e ka treguesin e divorceve më të ulët se vendet e BE-së, por më të lartë se vendet e rajonit.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275