INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria po ''mbytet'' në borxhe, në 2018 shifra kolosale

Shqipëria po ''mbytet'' në borxhe, në 2018 shifra kolosale

Publikuar më: 11:57 05-03-2019

Në vitin 2018 borxhet e Shqipërisë kanë kaluar çdo parashikim, ato janë rritur me afro 790 milionë euro.
Rritja është shumë e lartë dhe vitin e kaluar stoku i borxhit publik rezultoi afro 2.1 milionë euro në ditë.
Në monedhën vendase, borxhi i përgjithshëm publik, ku përfshihen detyrimet e qeverisë qendrore, borxhet e garantuara nga qeveria, por edhe detyrimet e marra në vite nga bashkitë, ka arritur në 1 trilion e 107 miliardë lekë të reja në fund të dhjetorit 2018. Në 2017 kjo shifër shënonte 1 trilion e 88 miliardë lekë, pra duket qartë që ka një rritje.
Qeveria shqiptare ka marrë në 2018, 7 herë hua të reja. Borxhi më i madh u sigurua nëpërmjet një Eurobondi.
Një hua tjetër është ajo nga Banka Botërore, me vlerën e 50 milionë eurove.
Hua të tjera janë ato për punime të reja në segmentin Tiranë-Elbasan, financim shtesë për rritjen e sigurisë së digave të HEC-eve, 11 milionë euro shtesë për programin e modernizimit të asistencës sociale dhe 5 milionë euro nga Italia për projektin e arsimit dhe trajnimit nëpërmjet inovacionit.
Në total, aktualisht Shqipëria ka një detyrim për shuma të marra hua në favor të mbështetjes buxhetore në masën 2.67 miliardë euro.
Në vend të dytë sa i përket shumës së borxheve sipas sektorëve vjen Transporti me 1.4 miliardë euro, më tej energjia, me 852 milionë euro.
Një shifër jo e vogël detyrimesh është krijuar me huatë e marra për sektorin ujësjellës-kanalizimeve, ku shuma ka shkuar në 409 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564