INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Betohen katër deputetët e rinj të LSI-së në Parlament

Betohen katër deputetët e rinj të LSI-së në Parlament

Publikuar më: 12:17 05-03-2019

Katër deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë nga radha e LSI-së janë betuar paraditen e së martës, ndërkohë që opozita protestonte jashtë Parlamentit.

Në seancën e sotme parlamentare janë betuar si deputet, katër deputetët e rinj, Ylli Shehu, Edmond Rushiti, Enver Roshi dhe Aurora Mara.

Betimi i tyre u bë mes duartrokitjeve të deputetëve të mazhorancës.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së hënës bëri kalimin e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, tek katër kandidatët zëvendëses.

Endrit Braimllari i LSI u zëvendësua nga kandidati pasues i qarkut të Tiranës, Edmond Rushiti.

Po në Tiranë, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati Ylli Shehu.

Ndërkohë në Elbasan, mandatin e Edmond Haxhinastos, KQZ ia kaloi kandidatit pasues Enver Roshi.

Ndërsa mandatin e deputetit të Dibrës të Përparim Spahiut, e mori Aurora Mara.

Article Logic
Execution time: 0.0022139549255371