INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët kanadezë festojnë Halloween-in

Deputetët kanadezë festojnë Halloween-in

Publikuar më: 10:25 01-11-2018

Deputetët kanadezë janë pa komplekse dhe kanë festuar Halloween-in në një seancë Parlamenti. Disa nga deputetët kanë vendosur të marrin pjesë me maska.
E vetë Kryeministri Justin Trudeau ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto ku thotë se disa nga deputetët nuk njiheshin jo vetëm nga pamja e jashtme, por edhe nga pyetjet që bënin. Kjo seancë kalo me të qeshura dhe ishte më festivja që ka ndodhur ndonjëherë në Kanada.

Halloween njihet si dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme. Halloween vitet e fundit po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur. Halloween u përhap në Shqipëri pas viteve ’90, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107