INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria hap negociatat të marten? EUObserver bën publik lajmin

Shqipëria hap negociatat të marten? EUObserver bën publik lajmin

Publikuar më: 10:33 16-04-2018

Të marten Komisioni Evropian pritet të publikojë progres raportin për ecurinë e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit drejt integrimit në Bashkimin Europian. Nga të dhënat e publikuara nga mediat ndërkombëtare pritet një lajm pozitiv për vendin tonë. Nga të dhënat e EUObserver thuhet se Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Europian.
Kështu e nis shkrimin e tij EUObserver, i cili citon dhe pjesë ekskluzive të draftit : “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të martën, më 17 prill.
EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë. Kjo vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s.
Kjo vjen me një strategji të re të komisionit për të përshpejtuar zgjerimin. Ndërkohë, dy ditë më parë ishin mediat gjermane që bën të ditur se drafti i KE flet për hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Shtetet “favorite” si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.
Pas rekomandimit të Komisionit Europian do të jenë vendet anëtare që do të japin votën e tyre pro ose kudnër celjes së negociatave të shqipërisë me BE.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793