INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërtheu në Parlament, PS kërkesë për përjashtimin e Lulzim Bashës

Shpërtheu në Parlament, PS kërkesë për përjashtimin e Lulzim Bashës

Publikuar më: 14:10 20-12-2018

Partia Socialiste pritet të kërkojë përjashtimin e Lulzim Bashës nga seanca plenare. Seanca e radhës pritet të rinisë në 18:00, duket se do të shkaktojë sërish debate. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla konfirmon për News24, se do të ketë kërkesë për përjashtim nga Kuvendi edhe për Kryetarin e PD, Lulzim Basha. PS e gjen të pavend gjuhën e përdorur nga kreu i opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si nxitës të akteve të dhunës.

Më herët Byroja e Kuvendit, përjashtoi për 10 ditë deputetin demokrat, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Rama, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.010185956954956