INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpallen fituesit e çmimeve

Shpallen fituesit e çmimeve "PEN Albania 2017"

Publikuar më: 22:43 08-12-2017

Organizata Ndërkombëtare për shkrimtarët “PEN”, organizoi sot aktivitetin vjetor, ku shpalli çmimet "PEN Albania 2017".

Entela Kasi Presidente e Qendrës “PEN” në Shqipëri, dhuroi  çmimin: "Mirënjohje për Vepër Jetësore dhe Kontribute të Çmuara në Kulturën Kombëtare", autorin dhe studiuesin Zef Mark Zeka.

Qendra “PEN” dhuroi dy çmime:

1- "Mirënjohje për Promovimin e Urave Kulturore përmes Gjuhës dhe Letërsisë në Botë”, shkrimtarin Safet Hadroviç.

2- "Mirënjohje në Fushën e Kulturës dhe Promovimin e Gjuhës Shqipe ne Hapësirat mbarëshqiptare dhe Diasporë", Z. Ali Daci.

 E ndërsa Kryetari i Bordit të “Pen Albania” z. Çerçiz Loloci, ndau çmimet:

1-" Shkrimtari i vitit 2017",  Ylljet Aliçka.

2- "Poeti i vitit 2017", Ilirjan Zhupa.

3- "Autori më i ri i viti 2017", Akri Çipa.

4- "Përkthyesi i vitit 2017", përkthyesi Romeo Çollaku.

 Në këtë aktivitet mori pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Shqiperisë znj. Kejdi Mehmetaj, e cila mbajti edhe një fjalim të shkurtër në këtë ceremoni.

Ndër të tjera, deputetja Mehmetaj tha: “Unë do të jap angazhimim tim  por besoj edhe të kolegëve të mi, qoftë si pjesë e Komisionit të Edukimit në Parlament. Për të mbështetur çdo iniciativë të “Qendrës PEN” për të afruar të rinjtë tek librat, qoftë si lexues por edhe si shkrues.

 

7717fa13-3c12-4fb2-aec0-769ed3e011cd.jpg89999bb3-5e65-4a39-9f32-b81a46e740fd.jpga1790814-bb45-4029-befd-7a40ed4e51c0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496