INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqëria civile me Nishani. Ja ç’u tha për importin e plehrave…[FOTO]

Shoqëria civile me Nishani. Ja ç’u tha për importin e plehrave…[FOTO]

Publikuar më: 14:16 07-10-2016

Pas kërkesës së shoqërisë civile drejtuar Presidenti Bujar Nishani për të diskutuar për import e mbetjeve ky i fundit i ka pritur sot.
Në takim merrnin pjesë përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe ekspertë mjedisorë, të cilët i kërkuan Nishanit mosdekretimin e importit të mbetjeve dhe rikthimin e tij për shqyrtim në Parlament.
Ata i prezantuan dhe situatën aktuale të gjëndjes së plehrave që gjerneron vetë vendi ynë dhe dhanë e argumentat e tyre në lidhje me problemet që mund të sjellë ky ligj.
Vetë Kreu i Shtetit e konsideroi Ligjin për Importin e Mbetjeve si të një rëndësie madhore, me një ndjeshmëri të madhe në opinion publik e teksa vlerësoi takimin konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile e quajti atë shumë të rëndësishëm.
Ai iu tha: “Çështjen dhe kauzën tuaj, për të cilën duhet të vazhdoni të këmbëngulni, po e trajtoj me shumë seriozitet ligjor, institucional dhe personal, jo vetëm në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një qytetar shqiptar dhe si prind. Ju garantoj se përsa kohë do të jem në këtë zyrë, nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve!”

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771