INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Flet Nishani për importin e plehrave: Interesi i publikut prevalon [VIDEO]

Publikuar më: 11:47 03-10-2016

Edhe pse nuk ka patur as sot një përgjigje përfundimtare nëse do ta dekretojë a jo Ligjin e Importit të Mbetjeve, Presidentin Bujar Nishani ka folur për të.
Ai thotë se fjalën e tij lidhur me ligjin e importit të mbetjeve do ta thotë patjetër, pasi të përfundojë konsultat me ekspertë të disa fushave, por dhe duke dëgjuar edhe interesin publik.
“E sigurtë është se do ketë një qëndrim, por Presidenti rezervon të drejtën dhe privilegjin të flasë i fundit. Aktualisht specialistët dhe këshilltarët juridikë janë duke punuar, duke përgatitur një takim konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile që kanë kërkuar një takim dhe konsultë me Presidentin e Republikës. Është shumë e rëndësishme që çështje të tilla madhore që lidhen me interesin e publikut ne gjithmonë t’i fokusojmë  në rrugën e zgjidhjes të këtij interesi. Interesi i publikut gjithmonë prevalon, interesi i marrjes së mendimit dhe shprehjes së mendimit dhe vullnetit të sovranit që në fund të fundit për gjithsecilin prej nesh është që qytetari të prevalojë dhe të jetë ai maksimalisht i respektuar,” – tha Nishani.
Sipas Bujar Nishanit do të respektohen afatet që parashikon Kushtetuta dhe siguron se nuk do të ketë zvarritje të qëndrimit.
Deklarata e Presidenti, Nishani për çështjen e ligjit shumë të kundështuar nga shoqëria civile atë të importit të mbetjeve u bë në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064