INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i plehërave. E majta këmbëngul për cilësinë pozitive

Ligji i plehërave. E majta këmbëngul për cilësinë pozitive

Publikuar më: 16:59 21-11-2016

Pas kthimit të Ligji për Importin e Plehrave nga kreu i shtetit, Nishani të majtët sërisht reagojnë. Ata kanë thënë se përgjigjia e BE është pozitive.
Deputeti dhe inisiatori i këtij ligji, Eduard Shalsi, ka sqaruar se nesër ai do të diskutohet në komisione dhe se ligji është i mirëpërshtashëm për vendin.

Përgjigjia e BE:
“Duke vlerësuar situatën specifike të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve, dhe mungesës së infrastrukturës së përshtatshme për menaxhimin e mbetjeve në vend, ne besojmë se amendimet në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, janë të miradoptuara dhe të përshtatshme për Shqipërinë në këtë moment”.
Ligji për Mbetjet u miratua mes polemikave të ashpra dhe u dërgua nga Presidenti për rishqyrtim në parlament dhe mw pas qeveria e dërgoi për opinion në Bashkimin Europian.Po shoqëria civile dhe aktivistë të AKIP kundërshtojnë miratimin e tij duke kërcënuar me të tjera protesta madje ka zëra se do të përfshihen në një grevë pa afat.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436