INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Detajet e protestës kundër plehrave [VIDEO]

Publikuar më: 11:11 30-09-2016

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka publikuar axhendën e marshimit të madh që do të zhvillohet nesër në ora 11.

1.    Protestuesit do të mblidhen në orën 11 pranë Monumentit të Pavarësisë, në Parkun Rinia, për të marshuar drejt kryeministrisë.
2.    Përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama parashikohen të jenë mijëra qytetarë që do t'i kërkojnë llogari përse i tradhëtoi duke miratuar ligjin që kishte hequr vetë në vitin 2013. Deri tani të paktën online kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 2 mijë persona.

Detaje të hollësishme ende nuk janë bërë publike. Po gjithësesi po flitet për një skenar të mundshëm që është ai i rrethimit të kryeministrisë me kazanë plehrash që kanë të shkruar emrat e deputetëve që votuan ligjin dhe me thasë me plehra.
Paralelisht me protestën e organizuar nga aktivistët e AKIP në Tiranë, qytetarë të ndryshëm po organizojnë protesta në qytetet e tjera të vendit, në Vlorë, Fier, Elbasan, Korçë, e tje. Ndërsa komunitetet e emigrantëve shqiptarë nëpër botë kanë njoftuar organizime protestash para ambasadave të Shqipërisë në Londër e Berlin.

Po vetë Rama siç është bërë tashmë e udhës ka vendosur që po në të njëtën orë të mbledhë Asamblenë e PS. Nuk dihet nëse kjo zgjedhje e Ramës është e rastësishme apo konçidencë, por ky informacion doli vetëm, pasi AKIP lajmëroi për protestën.

Article Logic
Execution time: 0.0041241645812988