INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ramën e "tërbojnë" plehrat [VIDEO]

Publikuar më: 11:11 30-09-2016

As qindra komentet ku u përgjigjet qytetarëve në Facebook, nuk kishin shërbyer për të ulur nervozizmin e kryeministrit Edi Rama në debatin për plehrat. Arroganca dhe ofendimet kanë shoqëruar shfaqjen e tij në publik gjatë emisionit “Opinion”. Në kazanin e plehrave që përpiqej të sqaronte, Rama nuk ngurroi të fuste as median dhe gazetarët, që prej ditësh po e kritikojnë për vendimin e importit të plehrave. Këto janë disa nga deklaratat pikante gjatë emisionit, ku kulmi arriti kur gazetari Blendi Fevizu e quajti gënjeshtar.

Deklaratat e Kryeministrit Rama ndaj gazetarit Fevziu:

Edi Rama: Sepse nuk do të të pyesnim ty Fevzi, po edhe sikur nuk do të të merrnim leje ty. Je i papërgatitur. Nuk mund të bëhesh specialist i të gjithave.

Edi Rama: Dëgjo këtu, mua mos më thuaj ke gënjyer. S’po të kujtoj se kush jam unë këtu. Këtë nuk e bën asnjë gazetar në planet. Ti më thua ke gënjyer, unë të them ti nuk kupton.

Edi Rama: Se çfarë thotë Fevziu dhe se çfarë thonë këta, këta këtë punë kanë.

Edi Rama: Po ta përsëris disa herë dhe mos e ul nivelin

Blendi Fevziu: Nuk është e drejtë që talleni me gazetarët dhe analistët.

Edi Rama: Jo unë nuk tallem. Bjeri sa të duash këtij fyelli, unë shqiptarëve ua përsëris…referendum nuk bëhet, ata qe jane nisur le ta provojnë....ju jeni kërcënim i madh, të nxjerrësh gjëra të tilla dhe alarmosh publikun me një mashtrim që vjen nga padija juaj, është kriminale.

Edi Rama: Të thuash ka dalë në shtyp do të thotë të thuash ka dalë në kazan.

Article Logic
Execution time: 0.0039541721343994