INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shokon prezantuesi i motit: Nga Uragani “Matthew” do të vdisni [VIDEO]

Publikuar më: 14:34 07-10-2016

Prezantuesi i motit në “Fox News” ka shokuar amerikanët me një paralajmërim të tmerrshëm vetëm disa orë përpara se uragani “Matthew” të godiste Floridan.
Shep Smith, pasi po thonte se uragani po lëvizte 20 milje në perëndim vijoji: “Ju do të vdisni dhe fëmijët tuaj do të vdesin! Ju nuk mund ti mbijetoni atij”.
Pas katastrofës së shkaktuar në Haiti, stuhia Matthew, ka goditur së fundmi edhe brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara.
Nga uragani është prekur edhe Florida, ndërkohë që stuhia pritet të avancojë edhe në Georgi si dhe në Karolinën e Jugut.
Këto shtete kanë shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme dhe 2 milionë persona janë evakuuar.
Në Haiti kanë humbur jetën mbi 340 persona. Kurse nga bilanci i deritanishëm në Florida nuk ka viktima, por raportohet për dëme të konsiderueshme në infrastrukturë si dhe për afro 250.000 mijë banesa që kanë mbetur pa energji elektrike.

Prezanimi i motit në fund të edicionit të Fox News:

Article Logic
Execution time: 0.002993106842041