INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Basha për raportet e drogës

Reagon Basha për raportet e drogës

Publikuar më: 14:56 07-10-2016

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për media referuar raportit të Guardia Di Finanza tha se vetëm gjatë këtij viti është 5-fishuar sipërfaqja e mbjellë me drogë në Shqipëri. Sipas Bashës nuk është monitoruar dot gjithë vendi vetëm 15% e territorit dhe kjo nuk tregon gjëndjen reale.
“Sipas vrojtimit të 17% të territorit të Shqipërisë nga ajri, rezulton se 5 fishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë. Pra sipërfaqja e mbjellë me drogës është rritur nga 44.7 ha vitin e kaluar në 213 ha këtë vit. Bëhet fjalë jo për të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërkohë që 83% e territorit nuk është arritur të vrojtohet. Po kështu, në këtë 17% të territorit të vrojtuar, kemi 5fishim të sipërfaqes së mbjellë me drogë nuk ka rritur të vrojtohet cikli i parë prodhues i farës vietnameze, pasi ajo është korrur në javën e parë të qershorit, ndërkohë që vrojtimi nga ajri i partnerëve italianë ka nisur javën e tretë të qershorit”, tha Basha.
Kryedemokrati theksoi se prodhimi minimal vetëm për këtë vit llogaritet të jetë 10 mijë ton drogë, shifër kjo që mund të jetë dyfish më e madhe. Sipas Bashës, sasia prej të paktën 10 mijë ton është droga e pakapur nga autoritetet.
Kreu i opozitës foli dhe mbi lajmet që japin mediat italiane: Raportimet e medias italiane tregojnë për dhjetëra ton drogë të ardhur nga Shqipëria në brigjet italiane, ndërkohë që policia sot pretendoi se kishte asgjësuar 99.8%. Nëse këto dhjetëra ton drogë, afro 20 ton të kapura nga policia italiane përfaqësojnë 0.2% të sasisë së drogës së prodhuar në Shqipëri, atëherë flasim për një prodhim minimal prej 10 mijë tonë drogë në Shqipëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0039660930633545