INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHOKUESE! Ekrani bie mbi performuesit gjatë koncertit, shtyp këngëtarin (VIDEO)

SHOKUESE! Ekrani bie mbi performuesit gjatë koncertit, shtyp këngëtarin (VIDEO)

Publikuar më: 19:31 29-07-2022

Një ekran gjigant ka rënë duke lënë të lënduar këngëtarin dhe një valltar para fansave të tmerruar, në një koncert në Hong Kong të grupit muzikor “Mirror”.

Ekrani i madh shtypi njërin nga këngëtarët përpara se të rrëzohej mbi të tjerët, shihet në videon që po qarkullon në internet, raportoi BBC të enjten.

 
Koncerti muzikor u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit u kërkoi fansave të dilnin me qetësi nga arena.

Policia e Hong Kongut konfirmoi për shtypin lokal se dy valltarë u shtruan në spital.

Një spital lokal tha se këngëtari, i cili u shtyp nga ekrani pësoi lëndime në qafë dhe së është në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv, ndërsa një tjetër është stabil, raportoi South China Morning Post.

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113