INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni momentin kur portierin e Brazilit e grabisin me armë në mes të rrugës dhe i marrin makinën luksoze [VIDEO]

Shihni momentin kur portierin e Brazilit e grabisin me armë në mes të rrugës dhe i marrin makinën luksoze [VIDEO]

Publikuar më: 18:23 24-10-2017

Jeta në Brazil është me të vërtetë e ashpër. Disa jetojnë në skamje e disa bëjnë një jetë luksoze, ndërkohë që bandat e rrugëve ekzistojnë gjithandej.  Pre e tyre ka rënë portieri brazilian, Jefferson, i cili aktualisht luan për Botafogos, në Superligën e Brazilit, është grabitur në mes të rrugës nga maskat.
Jeffersonit i kanë dalë përpara me makinë, duke i bllokuar rrugën dhe më pas nën kërcënimin e armës, i kanë marrë “Range Roverin” e tij.
“Gardiani” i portës nuk ka bërë rezistencë, por i është bindur grabitësve. Jefferson ka qenë pjesë edhe e Kombëtares Braziliane, me të cilën ka zhvilluar 22 takime.
Pamjet shokuese janë filmuar nga një kamera sigurie aty pranë. Vetë portieri, pas ngjarjes deklaroi:
“Unë po shkoja për në stërvitje kur më ndaluan disa burra të armatosur dhe kërkuan të më vidhnin makinën. Zoti më dha qetësinë për tu përballur me ta në një situatë aq të rrezikshme, dhe falë tij nuk vuajta u dhunova”- tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881