INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shi e vapë, s’po gjejmë rehat! Kapriçot e motit, shihni si do jenë temperaturat nesër, ka surpriza!

Shi e vapë, s’po gjejmë rehat! Kapriçot e motit, shihni si do jenë temperaturat nesër, ka surpriza!

Publikuar më: 21:13 07-05-2018

Bashkë me muajin Maj u rikthyen edhe reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit. 

Moti me shi dhe erë të fortë duket se do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Sipas parashikimit të motit të dita e nesërme do të shoqërohet me reshje të shumta dhe furtuna shiu.

Në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 20 °C në vendet e ulëta: 14 / 20 °C në vendet malore: 11 / 17 °C. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033228397369385