INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa gjynah! Ndërron jetë emigranti shqiptar në Greqi, e pret freza në mes [FOTO]

Sa gjynah! Ndërron jetë emigranti shqiptar në Greqi, e pret freza në mes [FOTO]

Publikuar më: 21:37 07-05-2018

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një qytet të Greqisë, ku ka mbetur i vdekur një shtetas shqiptar, i cili ishte duke punuar.

Mediat Greke bëjnë me dije, që një 30-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Patra të Greqisë paraditen e sotme pasi është aksidentuar rëndë gjatë kohës që po punonte.

Ai ishte emigrant në qytetin grek dhe punonte në një fermë në Sagaika Akai. Mediat greke raportojnë se identiteti i të riut shqiptar nuk është bërë me dije. Shqiptari kishte marrë dëmtime të rënda në pjesën e barkut pasi është goditur nga një frezë.

Megjithëse është transportuar menjëherë në spital, mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

auto_c4ca4238a0b923820dcc509a6f75849b-141525709304.jpgβ3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771