INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfaqen nostalgjikët e diktatorit Hoxha në Varrezat e Dëshmorëve [FOTO

Shfaqen nostalgjikët e diktatorit Hoxha në Varrezat e Dëshmorëve [FOTO

Publikuar më: 13:57 29-11-2017

komunistet.jpeg

Kjo ishte panorama në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në 73 vjetorin e Çlirimit të atdheut. Partia komuniste e Shqipërisë kishte organizuar aktivistët e saj për të bërë homazhe pranë monumentit Nënë Shqipëri. Me foto të diktatorit dhe me parulla në duar për të, nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha kanë qëndruar stoik para monumentit Nënës Shqipëri, ndërsa kanë bërë dhe parakalimin përballë kamerave. 

Të gjitha simbolet komuniste, ylli në ballë, fotografia e diktatorit Enver Hoxha apo dhe grushti komunist u shpalosën në varrezat e dëshmorëve, menjëherë pasi krerët më të lartë të shtetit shqip[tar si presidenti, kryeministri apo dhe kreu i bashkisë ishin larguar pas homazheve të zhvilluar në monumentin Nënë Shqipëri.
Ndërkohë nostalgjikët e diktatorit Enver hoxha nuk kanë nguruar të lëshojnë thirrjet komuniste, “Parti Enver”.
Duke përfituar nga prania e kamerave kreu i partisë komuniste ka përcjellë dhe mesazhe për të pranishmit.
Edhe pse kanë kaluar më shuam se 3 dekada nga vdekja e tij, nostalgjikët e diktatorit janë shfaqur në varrezat e dëshmorëve me pankarta në duar ku i bëhej jehonë veprës së tij. qe prej 2013, kohë kur socialistët erdhën në pushtet simbolet komuniste dhe fotografia e diktatorit hoxha është shfaqur në varrezat e dëshmorëve.

 enveri-psh.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646