INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri mes Rozana Radit dhe Fiorit! Ja cila është arsyeja që i mbajti 6 muaj pa folur mikeshat[FOTO]

Sherri mes Rozana Radit dhe Fiorit! Ja cila është arsyeja që i mbajti 6 muaj pa folur mikeshat[FOTO]

Publikuar më: 20:20 18-02-2018

Në mediet rozë u përfol shumë për faktin se Fiori Dardha dhe Rozana Radi kishin patur një zënkë mes tyre në fillimet e emisionit “Boom”.

Askush nuk e dinte deri më tani arsyen e vërtetë përse një miqësi 24-vjeçare mes dy vajzave u kris dhe bëri që për një kohë prej 6 muajsh ato të mos kishin asnjë kontakt me njëra tjetrën.

Të ftuara në emisionin “Thumb” Fiori dhe Rozana kanë sqaruar për herë të parë publikisht se përse nuk folën për një kohë të gjatë.

Rozana: “Ne jemi zënë se ti nuk më lë të flas. ”

Fiori: “Ne u zumë me të vërtetë. Rozit i mbushën mendjen top që unë nuk e lija të fliste. Që unë kisha gjithë protagonizmin në emission dhe kjo ishte hija, për të më bërë fresk mua. Një ditë të bukur unë u zgjova dhe thashë po e lë Rozin të flas. Ishin fillimet e emisionit, unë kisha më shumë eksperiencë, Rozi e kishte për here të parë. Ne tani e dime kush ia mbushi mendjen. Dhe kështu lindi debati sepse në dialogun që zhvillojmë në emision nuk ka skenar. Unë nuk i fola e para.”

Rozana: “Me Fiorin zihesh duke ngrënë bakllava. Zihemi shumë herë. Ne kur zihemi ndërpresim komunikimin. Mamaja e Fiorit dhe motra ime tentuan të na pajtonin por ne nuk pranonim.”,- u shprehën moderatoret.

xdrtghw45.PNG

sgrae4.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034852027893066