INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit? Aurela e sqaron një herë e mirë:

Sherri mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit? Aurela e sqaron një herë e mirë: "Nuk më..."

Publikuar më: 21:18 10-02-2018

Para disa muajsh Aurela Hoxha dhe fotografi i njohur Endrit Mërtiri u bënë kryefjalë thashethemesh thuajse në çdo media online. U tha se modelja dhe fotografi i dhanë fund miqësisë së tyre, pasi prej kohësh nuk postuan foto me njëri-tjetrin. Dhe si për çudi modelja nuk e uroi as për ditëlindje. 

Gjithashtu u përfol se dyshja kanë bërë sherr për diçka madhore, por si qëndron e vërteta?  Në një intervistë për “Thumb”, Aurela ka folur për herë të parë lidhur me këtë pjesë duke u shprehur se Endritin e ka familje.

“Unë nuk e kam braktisur Endrin, as Endri mua sepse mbi te gjitha jemi një familje. Thjesht jemi duke punuar të dy, madje jam shumë e lumtur që Endri ka punë edhe ai është për mua. Unë jam në Spanjë duke punuar për një projekt që e dua dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të punojë sërish me Endrin e nuk do të jemi sërish bashkë. Ju keni vendosur që unë e Endriti jemi divorcuar nga familja përfundimisht por nuk ka divorc në familje”, ka thënë Aurela.

80924-640-0-5a7f3d516902d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662