INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr në sheshin Skënderbej, zbulohet kush është personi që iu sul NOIZYT për ta sulmuar!

Sherr në sheshin Skënderbej, zbulohet kush është personi që iu sul NOIZYT për ta sulmuar!

Publikuar më: 15:34 14-09-2021

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e pardjeshme ku reperi Noizy u sulmua në sheshin Skënderbej. Pardje reperi Noizy ishte i ftuar në një eveniment të mbledhur në qendër të Tiranës ku zhvilloheshin ndeshje Muay Thai.

Mirëpo, mes tij dhe vëllait të ish-anëtarit të grupit Otr, Escobars është zhvilluar një përleshje.

Pamjet e sherrit, ku nuk kursyen as ofendimet me fjalë banale, janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre.

Noizy është përplasur virtualisht gjithashtu edhe me drejtuesin e këtij programi, pasi në “Gjoni’s Black” janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me këtë të fundit dhe i kanë bërë diss në emision. Përveç kësaj edhe vetë Meriton Mjekiqi ka hedhur thumba për Noizy-n përmes disa postimeve në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168