INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr me thika mes dy shoferëve, plagoset rëndë një person

Sherr me thika mes dy shoferëve, plagoset rëndë një person

Publikuar më: 18:38 07-10-2018


Një sherr me thika ka ndodhur mes dy shoferëve në Ersekë, i cili ka përfunduar me plagosjen e një personi.

Burimet nga policia tregojnë se grindja ka ndodhur për arsye banale. Ngjarja ka ndodhur tek stacioni i Ersekës, nga ku bëhet me dije se i plagosuri është shoferi i autobusit Mariglen Sardi.

Shoferi i fugonit që punon taksi pa licencë, Rei Elmasllari, ka qëlluar tre herë me thikë shoferin e autobusit, i cili përfundoi në spital.

Mësohet se edhe ditë më parë, Elmasllari ka kërcënuar me dru shoferin e autobusit.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658