INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr në një lokal në Dibër/ Plagoset me thikë një 49-vjeçar

Sherr në një lokal në Dibër/ Plagoset me thikë një 49-vjeçar

Publikuar më: 10:42 08-09-2018

Një 40-vjeçar nga Dibra është arrestuar nga policia pasi pas një konflikti ka plagosur me thikë një 49-vjeçar nga fshati Sohodoll.

I plagosuri është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Sherri ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal të fshatit.

Njoftimi i plotë:
Falë reagimit të menjëhershëm të policisë kapet dhe shoqërohet në ambjentet e policisë autori i dyshuar i cili si pasojë e një konflikti të çastit plagosi me mjete të ftohta një shtetas

Policia e Dibrës ka marrë informacion se rreth ores 03.00, të datës së sotme, në një lokal në fshatin Sohodoll po ndodhte një konflikt.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në lokalin e shtetasit B.C, në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C, 49 vjeç, dhe B.B, 40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit) ndërmjet dy shtetasve.

Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të Strukturave të DVP Dibër, është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.

Vijon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes së sipërpërmendur.

Article Logic
Execution time: 0.0043659210205078