INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dogji kullotat në Sarandë, arrestohet 43-vjeçari piroman

Dogji kullotat në Sarandë, arrestohet 43-vjeçari piroman

Publikuar më: 09:59 08-09-2018

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka djegur disa kullota.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi Fatmir Filaj, 43 vjeç, banues në Berat.

“Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi më datë 07.09.2018, në malin Pagane-Konispol, dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa vatra zjarri duke djegur kështu kullotën e shtetasit Xh.D, 46 vjeç, banues në Konispol”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494