INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje me armë zjarri në Tiranë

Përplasje me armë zjarri në Tiranë

Publikuar më: 08:04 28-06-2018

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e së mërkurës. Sipas të dhënave të para konflikti i armatosur është regjistruar në mesnatë në zonën e Kinostudios, në Tiranë. Përplasja dyshohet se ka nisur në një pikë bastesh dhe ka vijuar më pas në rrugë.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 10 gëzhoja plumbash.
Policia bën të ditur se të plagosurit janë shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, nga ku mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi dëshmitarët, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0030579566955566