INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Toyota'' me miliona EURO, Taulant Balla padit Lulzim Bashën për këtë arsye [FOTO]

''Toyota'' me miliona EURO, Taulant Balla padit Lulzim Bashën për këtë arsye [FOTO]

Publikuar më: 19:52 27-06-2018

Taulant Balla ka dorëzuar këtë të mërkurë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, padinë ndaj Lulzim Bashës për “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Sipas asaj që shkruhet në padi kreu i Partisë Demokratike ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor, duke shtuar se, “për sa u përket këtyre deklaratave, unë mendoj se këto janë bërë nga i kallëzuari, pasi ai e ka kuptuar ndikimin e veprimit të tij kriminal dhe ka dashur që ta kalojë në diskursin e tij të zakonshëm politik dhe publik”.

Tri ditë përpara se të kapej makina që vinte nga Belgjika, kryeopozitari Lulzim Basha tha në Kuvend se Balla kishte qenë në Gjermani, aty ku i ishte zbuluar pikërisht një “Toyota Yaris” me 1.5 milionë euro.

Ndërsa më vonë u zbulua se në Durrës ishte zhvilluar një aksion në të cilin u sekusetruan 4.5 milionë euro në dy makina Toyota Yaris. Pas aksionit Basha u shpreh se në këto euro ka pjesë edhe socialisti Taulant Balla.

Ndërsa ky i fundit zbuloi se në seancën e ditës së enjtë do tregojë se personat e arrestuar kanë lidhje me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

she.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0073368549346924