INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje me armë në Lezhë, dy në pranga e dy në kërkim

Përplasje me armë në Lezhë, dy në pranga e dy në kërkim

Publikuar më: 10:38 31-08-2016

Dinamika e përplasjes me armë zjarri mbrëmjen e së martë në Lezhë është zbardhur nga uniformat blu. Policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga përplasja me armë, mësohet se dy persoana janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.
Njoftimi i Policisë:
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilët falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale , bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes , mbledhjen e provave materiale , si dhe zbardhjen e ngjarjes, duke nxjerrë përfundim se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Vlash dhe Vlad Seferaj( vëllezër ) kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin Marjan Nikolli.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit T.K.( shok i Marjanit) dhe Marjan Nikolli të cilët ndodhen në spitalin e Traumes në Tiranë.
Pas një hetimi intensiv dhe të pandërprerë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes , në kohë rekord kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit :
1. Marjan Nikolli, 41 vjeç, banues në Tiranë
2. Briken Kovaçi, 25 vjeç, banues në Lezhë
U shpallen në kërkim:
1. Vlash  Seferaj, 31 vjeç , banues në Tiranë
2. Vlad Seferaj, 27 vjeç, banues në Tiranë

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092