INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia e një mrekullie të Nënë Terezës. Ja si e paraqet CCN…[FOTO]

Dëshmia e një mrekullie të Nënë Terezës. Ja si e paraqet CCN…[FOTO]

Publikuar më: 10:52 31-08-2016

“CCN” vetëm 3 ditë para shenjtërimit të Nënë Terezës ka publikuar një intervistë nga një prej fatlumëve, dëshmitar të mrekullive të saj.

“Është e pamundur për mua të harroj Nënë Terezën, së shpejti ajo do të jetë Shën Tereza e Kalkutës- thotë Gautam Lewis. Ajo, shton ai, i dha një shans për t’i shpëtuar varfërisë dhe i ndryshoi jetën duke e çuar të jetoj në Angli.

Gautam, tashmë një pilot që jeton në Londër, ka lindur në Kalkuta, Indi, në vitin 1977 dhe u braktis nga prindërit nga tij për shkak të një sëmundjeje të rëndë dhe varfërisë.
“Unë kam pasur poliomelit dhe isha i paralizuar, familja ime nuk ishte në gjendje të kujdesej për mua si duhet edhe tani unë kam lëvizshmëri të kufizuar të gjymtyrëve, por e konsideroj veten time me fat sepse i kam mbijetuar një virusi nga i cili shumë kanë vdekur”, shprehet ai.
Edhe pse fillimi i historisë së tij nuk shihet si i lumtur, ai e konsideron veten e tij me fat, sepse Nënë Tereza e mori nën kujdesin e saj.
Gautam  dhe Nënë Tereza, kanë qëndruar së bashku në shtëpinë e fëmijëve në kujdesin e “Misionareve të Bamirësisë”. Ai e kujton shenjtoren nga Shqipëria si gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.

“Unë nuk e shikoja çdo ditë, sepse kishte shumë punë për të bërë në orarin e saj të përditshëm por prapë se prapë ajo gjithmonë gjente kohën për të na kontrolluar ne, fëmijët  e saj – thotë ai, teksa shton se çdo të diel, ajo vinte për ti na veshur rrobat më të mira, dhe u sillte kapela të reja.
Gautam tregon se nuk mund të ecte, por Nënë Tereza e ndiqte kudo në mënyrë që ai mos të lëndohej.
“Unë nuk mund të ecja në atë kohë dhe zvarritesha kudo në dysheme, por Nënë Tereza edhe pse shumë gjatë, përkulej, më merrte dhe më shëtiste. Ajo ishte ‘hija ime e gjatë’ që mbante gjithmonë sytë e saj mbrojtës mbi mua,” – mbyll intervistën Gautam.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715