INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nevina Shtylla në ''sherr'' me Eva Muratin? Moderatorja e ''Jo vetëm mode'', sqaron të vërtetën e zënkës

Nevina Shtylla në ''sherr'' me Eva Muratin? Moderatorja e ''Jo vetëm mode'', sqaron të vërtetën e zënkës

Publikuar më: 12:21 24-06-2018

Ndërkohe që shumë persona mendonin që dy moderatoret kishin marrëdhënie të mira mes tyre, duket se kjo gjë nuk paska qenë aspak e vërtetë.

Bëhet fjalë për Nevina Shtyllën dhe Eva Muratin, të cilat kanë, sipas Nevinës janë njohur në xhirimet e një filmi, ku kishin rolin e dy shoqeve të ngushta. Mesa duket problemet kanë nisur pikërisht në këto xhirime.

E ftuar në "Pop Culture", Nevina ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me Evën.

“Nuk e di pse është krijuar ideja se ne kemi një marrëdhënie shoqërie të ngushtë. Jemi njohur në xhirimet e një filmi dhe aty kishim rolin e dy shoqeve të ngushta, unë isha protagoniste. Pas filmit rrugët tona u ndanë”, është shprehur Nevina.

Me insistimin e Dojnës, Nevina është "detyruar" të tregojë nëse është zënë apo jo me Evën.

“Nuk jemi zënë, thjesht na janë ndarë rrugët. Rolin protagonist unë nuk ja mora askujt, por ma dhanë”, përfundoi Nevina.

brenda.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213