INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salvini kundër azilantëve: Do mbyllim aeroportet nga vijnë...

Salvini kundër azilantëve: Do mbyllim aeroportet nga vijnë...

Publikuar më: 18:11 07-10-2018

Zv/kryeministri italian njëherësh dhe ministër i Brendshëm, Matteo Salvini ka reaguar sot ashpër lidhur me azilkërkuesit e dëbuar.

Sipas një informacioni të ardhur nga Berlini, 2 avionë charter të mbushur me azilkërkues të dëbuar nga territori gjerman, do të kthehen në Itali më datat 11 e 19 tetor.

“Nëse dikush në Berlin apo Bruksel mendon se do të shkarkoj në Itali dhjetëra emigrantë me fluturime të pa autorizuara, duhet të dinë se asnjë aeroport italian nuk do të jetë i disponueshëm. Do të mbyllim të gjithë aeroportet, ashtu siç kemi mbyllur portet”, shkruan Salvini në rrjetet sociale Twitter e Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083