INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm për Europën, ministri Italian Salvini mesazh të fortë mafias

Jo vetëm për Europën, ministri Italian Salvini mesazh të fortë mafias

Publikuar më: 16:22 01-07-2018

“Për t’iu dhënë një të ardhme fëmijëve tanë dhe për të parandaluar ikjen e tyre jashtë vendit jemi të gatshëm të injorojmë kufizimet në deficit të imponuara nga Brukseli. Kryesorja është lumturia e popullit”.Kështu është shprehur zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, nga Pontida gjatë takimit të Lega Nord.

I njohur për qëndrimin e tij populist ndaj politikave Europiane dhe vendosmërinë për të bllokuar anijet e emigrantëve që të hyjnë në Itali, Salvini ka shprehur për të parën herë seriozisht dëshirën e tij për të transformuar Europën.

“Qëllimi është të ndryshojmë Evropën, detyrat vijnë përpara të drejtave”, theksoi ai.

“Popujt e Europës nuk kanë qenë në konflikt si sot. Kjo është shpresa e fundit e BE-së për të qëndruar gjallë dhe idetë e guximi i Lidhjes së Veriut shqetëson vendet e tjera. Për të rrëzuar murin e Berlinit dukej e paimagjinueshme, por muri i ardhshëm që ne do të rrëzojmë është ai në Bruksel, pavarësisht se ata thonë se unë jam i keq”, nënvizoi Salvini.

“Jam këtu për një pakt nderi dhe për një pakt dashurie”, tha ai duke përshëndetur të pranishmit në takim dhe i ftoi ata të shmangin urrejtjen.

“Jeta është shumë e shkurtër,” vazhdoi ai – “t’i lëmë të tjerët të jenë ata që urrejnë dhe shqetësohen, ne kemi kohë vetëm për të ndërtuar”.

Salvini kishte një mesazh edhe për mafian.

‘Paqja mbaroi, si për trafikantët e qenieve njerëzore edhe për mafiozët e Kamorra . Jashtë Sicilisë dhe Lombardisë’ nënvizoi ministri duke kujtuar edhe gjyqtarët si Falcone apo Borsellino.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438