INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patenta shqiptare, së shpejti njihet edhe në dy vende të rëndësishme europiane

Patenta shqiptare, së shpejti njihet edhe në dy vende të rëndësishme europiane

Publikuar më: 12:48 14-03-2018

Patenta shqiptare, së shpejti njihet edhe në dy vende të rëndësishme europiane.

Bëhet fjalë për Gjermaninë dhe Spanjën.
Lajmi bëhet me dije nga televizioni ‘Scan’ i cili i referohet burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Shkrimi citon se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur negocimin e marrëveshjeve me Spanjën dhe Gjermaninë për njohjen e patentave shqiptare.

Bëhet me dije se negociatat kanë pak muaj që kanë filluar, ndërkohë që nuk dihet sesa do të jetë kohëzgjatja e tyre.

Njohja e lejeve të drejtimit, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët aktualisht duhet të pajisjen me patentën ndërkombëtare në mënyrë që të udhëtojnë pa u penalizuar drejt tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098