INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjerim i BE-së në vitin 2025, Gjermania kundër:  Mos caktoni afate për Ballkanin

Zgjerim i BE-së në vitin 2025, Gjermania kundër: Mos caktoni afate për Ballkanin

Publikuar më: 17:37 09-03-2018

Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian miratuan në takimin e së enjtes në Bruksel planet e veprimit për afrimin e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës me bllokun. Por edhe pse BE ka lënë një afat për pranimin e tyre duket se Gjermania nuk është dakord me këtë. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maziere i CDU kundërshtoi gjatë takimit vendosjen e një afati për zgjerimin e BE. Ai deklaroi se duhet të plotësohen së pari kriteret, e më pas të vendoset nëse këto vende janë gati për të hyrë në BE. Gjatë këtij takimi vendet e Ballkanit u njohën me detyrat që duhet të përmbushin. Fillimisht secili vend duhet të miratoj një program prej 14 pikash në fushën e sigurisë dhe integrimit. Synimi është që të luftohet më mirë emigracioni i paligjshëm, krimi i organizuar dhe tregtia e armëve, për t’iu afruar kështu standardeve të BE-së. Detyrat e formuluara në këtë plan shtrihen deri në vitin 2020. Gjatë kësaj kohe, blloku do të rishqyrtojë se cilat përparime janë bërë në fushën e sigurisë së brendshme, për çdo vend, pikë për pikë. Më pas do të hartohet një raport i ri për progresin dhe përmirësimin e bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fund të udhëtimit të tij në Ballkan, shefi i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker ripërsëriti deklaratën se data e synuar për pranimin e këtyre vendeve është viti 2025.

Article Logic
Execution time: 0.0036602020263672